Raporti i emergjencave civile, 10 vatra zjarri rrezikojnë vendin

Raporti i emergjencave civile, 10 vatra zjarri rrezikojnë vendin

134
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, njoftojnë Emergjencat Civile.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR

Zjarri i rënë 3 ditë më parë në pyllin me shkurre, ferra, dushk dhe pishë të rrallë, në Malin e Taraboshit në Shkodër është shuar plotësisht. Shërbimi zjarrfikës,  forca ushtarake, banorë të zonës kanë punuar për disa orë deri derisa kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre, dushqe dhe pisha.

Ditën e djeshme ka qenë aktiv zjarri i rënë prej disa ditësh në shkurre dhe pisha në Malin e Munellës Pukë. Shërbimi zjarrfikës së bashku me forca të njësisë administrative dhe të pyjores kanë punuar për shuarjen e tij. Pas rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre, dushqe dhe pisha.

QARKU LEZHË

Zjarri i rënë në zonën malore të fshatit Lajthizë, Mirditë është shuar plotësisht.  Zjarrfikëset të mbështetura nga forca ushtarake dhe vullnetarë kanë arritur të izolojnë flakët në orët e para të mëngjesit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.

QARKU DIBËR

Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Nelçu, Bulqizë është shuar. Forcat zjarrfikëse të mbështetura edhe nga vullnetarë kanë punuar deri në orët e mbrëmjes duke izoluar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 20 ha me pyll pishë dhe dushku.

Në fshatin Sopot, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me dushk dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha me dushk dhe ferra.

QARKU FIER

Në fshatin Peshtan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe të re, shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë ndërkohë në ndihmë kanë shkuar edhe 10 forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, të ushtrisë dhe vullnetarë, të cilët kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me pyll pishë e re, shkurre dhe ferra.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Shëndriadh, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ish-repartit ushtarak. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Çopanaj, Peqin zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Selitë, Cërrik, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar që zjarri të përhapej. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.6 ha me shkurre dhe ferra dhe 150 rrënjë ullinj.

Në Malin e Konjatit, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe të re. Shërbimi zjarrfikës i mbështetur nga forca vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore  për shkak të terrenit malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.1 ha me pyll pishë e re

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY