Vrasja e Fildesit, parukierja tregon çfarë ndodhi pak para krimit makabër

Vrasja e Fildesit, parukierja tregon çfarë ndodhi pak para krimit makabër

451
0
Shares

Gjyqtarja e Shkodrës u qëllua për vdekje në momentin që po lëvizte makinën për t’u larguar drejt shtëpisë disa metra më tej. Parukierja që i bëri thonjtë ishte personi i fundit me të cilën 39- vjeçarja ka komunikuar para se të ndodhte krimi, por nuk kishte biseduar asgjë me të në lidhje me konfliktet që kishte me bashkëshortin. Mikesha e viktimës, e cila nuk pranon të identifikohet, tregon se ngjarja ka ndodhur vetëm një minutë pasi gjyqtarja ka dalë nga salloni i saj. Ajo shprehet se nuk ka dëgjuar debat apo thirrje për ndihmë, por vetëm të shtënat e armës.

“Bëri thonjtë dhe më pas doli për të ikur në shtëpi. E kisha kliente të rregullt, vinte gjithmonë tek unë. Ishte njeri i mrekullueshëm. Akoma nuk e besoj se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e qeshur dhe me batuta, i bënte të gjithë për vete”- thote ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY