DETAJE/ Fjalët e fundit që gjyqtarja i tha ish-burrit, zbardhen edhe lëvizjet...

DETAJE/ Fjalët e fundit që gjyqtarja i tha ish-burrit, zbardhen edhe lëvizjet e tij pas krimit

241
0
Shares

Fadil Kasemi 53-vjeçari qe vrau ish gruan gjyqtare kishte të paktën një orë që e priste ate të dilte nga parukeria dhe sapo e pa atë të hipte në makinë, iu afrua tek xhami. 39-vjeçaria, e frikësuar nga prezenca e tij ka tentuar të ndezë makinën e të largohej që aty, por veprimi i shpejtë i Fadil Kasemit nuk e la të ikte.
Dëshmitarët okularë deklaruan në polici se autori u afrua gjakftohtë. Po sipas tyre, sapo ai nxori pistoletën, gruaja bërtiti duke i thënë: “Mos më merr në qafë”.
53-vjeçari pasi qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten u largua menjëherë prej aty për t’iu arratisur policisë. Prej andej, autori ka parë të parkuar një furgon mallrash dhe menjëherë ka hipur në të duke kërcënuar shoferin me pistoletë në kokë që të ecte dhe ta çonte në periferi të Tiranës, shkruan GSH.
Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit, i frikësuar nga kjo situatë ka ndezur makinën dhe pasi ka bërë disa metra rrugë, në afërsi të komisariatit nr. 1 ka parë një patrullë policie. Ka hapur krahun dhe ka zbritur menjëherë dhe ju është drejtuar uniformave blu:
“Kapeni personin që kam në makinë, ai ka armë me vete, mund të jetë vrasësi”.
Pas kësaj, oficerët e policisë kanë bërë shoqërimin e tij, ku rezultoi të ishte autori i vrasjes së rëndë. Me vete iu gjet edhe arma e krimit.
53-vjeçarit i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar 0.045%.
Gjithashtu, policia po bën verifikimet për të parë nëse në telefonin e të ndjerës ka pasur mesazhe apo biseda kërcënuese nga ish-burri.
Policia dyshon se viktima ka marrë kërcënime të vazhdueshme edhe gjatë kohës që ish-bashkëshorti ka qenë në qeli. Në pyetje pritet të merren edhe familjarët e të ndjerës, kurse pyetja e dy fëmijëve të saj do të bëhet në prani të psikologes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY