Policia i qepet burrit te Merites, frike per vrasjen e gruas

Policia i qepet burrit te Merites, frike per vrasjen e gruas

503
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Shtetit ka administruar kallëzimin e shtetases Merita Brama dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar, fill pas publikimit nga media online te kercenimit. Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.

Këto operacione nuk do të ndalin deri në kapjen e tij. Por duke përfituar nga rasti i kësaj deklarate për media, u bëjmë thirrje personave që e ndihmojnë apo strehojnë të kërkuarin se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për përkrahjen e një autori krimi.

Ndërkohë ftojmë këdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e shtetasit Agim Doçi, 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, të telefonojnë falas në 129.

Për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër dhe këto denoncime trajtohen me shumë përgjegjësi.

Edhe në takimin e një dite më parë Drejtori Çako u ka kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problematiken e dhunës në familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY