Vritet pasardhesi i Eskobarit, Presidenti ne feste

Vritet pasardhesi i Eskobarit, Presidenti ne feste

108
0
Shares

Ishte konsideruar si “pasardhësi” i Pablo Escobar. Roberto Vargas është vrarë në Kolumbi në përfundim të një operacioni të policisë dhe ushtrisë, të ndihmuara edhe nga helikopterët.

“Jeta e Vargas, i njohur ndryshe me pseudonimin “Gavilan” (fajkoi), është shënuar nga gjakderdhja dhe armët”, shkruajnë mediat lokale që raportojnë lajmin.

Sipas burimeve, Vargas ishte kthyer në numrin dy të kartelit të Gjirit, më i rëndësishmi në vend e që përveç drogës kontrollon edhe “biznesin” e shfrytëzimit të minerareve ilegale.

Në kokën e tij ishte vendosur një shpërblim prej 2 milionë dollarë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe presidenti Juan Manuel Santos përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Në operacionin e koduar “Agamenoni”, i zhvilluar mes shteteve Antiokia dhe Çoko, kanë mbetur të vrarë edhe 12 anëtarë të kartelit.

Mediat kolumbiane shtojnë se Vargas në të kaluarën kishte qenë pjesëtar i njësive paraushtarake Ushtria Popullore për Çlirimin dhe Njësia për Mbrojtjen e Kolumbisë. Top Channel 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY