E ëma kishte marrë urdhër mbrojtje, 29 vjeçari nuk pyet por e...

E ëma kishte marrë urdhër mbrojtje, 29 vjeçari nuk pyet por e dhunon sërish

157
0
Shares

Një 29-vjeçar ka rënë sërish në prangat e policisë, pasi la dhunuar nenen e tij per të disatën herë. Shtetasi Enea Qëndro, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me inicialet E.Q. Sipas informacioneve i arrestuari ka thyer urdhërin e mbrojtjes me te cilin mbrohej e ema.

Njoftimi i policise

Thyen urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia !
Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY