Çfarë nuk duhet të bëni pas ndarjes

Çfarë nuk duhet të bëni pas ndarjes

177
0
Shares
A man and a woman on a pier

Ndarja është një nga proceset më të vështira me të cilat njeriu përballet në jetë. Zakonisht vuajtja i mbetet atyre të cilët lihen nga partneri/ja, pasi ndarjet konsensuale janë shumë të rralla. Por sigurisht që pas ndarjes mund të ndiheni sikur ish partneri/ja është i vetmi në botë, apo se nuk do gjeni kurrë një tjetër, dhe madje mund ta shihni edhe si fundin e botës. Në fakt nga mërzitja dhe stresi i madh që njerëzit përjetojnë gjatë asaj faze, mund të bëjnë gjëra për të cilat do të pendohen.

1. Mos u mundoni të hakmerreni

Mund të mendoni që mënyra më e përshtatshme për ta lënduar është duke iu hakmarrë, mirëpo jo. Silluni sa më mirë që mundeni dhe lëreni ta kuptojë se çka ka humbur.

2. Ndryshojeni rutinën
Nëse vazhdoni të shkoni në restorantet në të cilat jeni takuar çdo të premte, atëherë nuk do t’ia dilni ta hiqni nga mendja. Pikërisht për këtë arsye duhet t’i ndryshoni vendet në të cilat shkoni dhe të krijoni kujtime të reja, në të cilat nuk përfshihet ai, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3. Mos flisni me shumë njerëz për ndarjen
Gjetja e ‘një krahu për të qarë’ pas ndarjes mund të ndihmojë, megjithatë është e rëndësishme që t’i zgjidhni njerëzit të cilëve i ankoheni. Nëse nuk veproni kështu, nesër mund të pendoheni për atë që keni thënë.

4. Mos e ndiqni në rrjetet sociale
Nuk keni nevojë t’i jepni fund miqësisë me të në ‘Facebook’, megjithatë duhet ta mos e ndiqni më, pasi që nëse postimet e tij shfaqen, nuk do ta keni të lehtë ta harroni.

5. Mos bini në grackën “dua që prapë të jemi miq”
Pas ndarjes është e rëndësishme të kaloni pak kohë larg njëri-tjetrit. Në të ardhmen mund ta rindërtoni miqësinë, mirë në periudhën pas ndarjes është e rëndësishme t’i qëndroni larg.

6. Kujdes me lidhjet e reja
Mos filloni të takoheni me dikë tjetër gjatë kohës kur jeni ende e varur me ish të dashurin. Kjo gjë nuk është e drejtë, as për personin me të cilin flisni e as për ju. Mundohuni ta harroni krejtësisht ishin, para se të filloni diçka të re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY