Leuçemia, SHBA miraton një metodë të re shërimi

Leuçemia, SHBA miraton një metodë të re shërimi

308
0
Shares

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të mërkurën se kanë miratuar një terapi gjenetike me qeliza, e cila si e tillë në SHBA do të zbatohet për herë të parë. Veprimi historik i Administratës për Ushqim dhe Barëra (FDA) lejon një trajtim të ri që përdor gjakun e pacientit që vuan nga leucemia për të sajuar një metodë e cila sulmon kancerin. Sipas media amerikane në të shumtën e rasteve, shkencëtarët e quajnë këtë terapi si “ilaç i gjallë” sepse përfshin përdorimin e qelizave imune të modifikuara gjenetikisht, të marra nga pacienti. Ilaçi “Kymriah” është prodhuar nga kompania “Novartis Pharmaceuticals” dhe Universiteti i Pensilvanisë dhe i njëjti do të mund të përdoret te fëmijët dhe tek të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare të cilët vuajnë nga leucemia akute limfoblastike (ALL), që është kanceri më i përhapur tek fëmijët në SHBA.

“Po tejkalojmë një kufi të ri në inovacionin mjekësor me aftësinë për të riprogramuar qelizat e një pacienti për të sulmuar një kancer vdekjeprurës”,- tha komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb, i cili në këtë post u emëruar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ai tha më tej se teknologjitë e reja siç janë terapitë me gjene dhe qeliza kanë potencialin për të transformuar mjekësinë dhe të trajtojnë shumë sëmundje të rënda vdekjeprurëse. Novartis tha se ky trajtim i sëmundjes së leucemisë ka shkallën e suksesit prej 83 për qind. Instituti Kombëtar i Kancerit vlerëson se 3.100 pacientë diagnostikohen çdo vit me leuçemi e cila mund të shfaqet në forma të ndryshme.  Më pak se 10 për qind e pacientëve me formën më të zakonshme të leucemisë mbijetojnë më shumë se pesë vjet nën regjimet aktuale të trajtimit, tha Novartis./TRT/ 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY