Himarë, shtatë turistë mbeten në det të hapur, policia u vjen në...

Himarë, shtatë turistë mbeten në det të hapur, policia u vjen në ndihmë

119
0
Shares

Shtatë pushues po udhetonin me mjet lundrues nga Himara në Sarandë dhe kanë mbetur ne mes të detit. Policia Kufitare u ka ardhur menjehere në ndihmë. Në Sallën Operative të Kufirit në Sarandë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi V.Q., i cili kërkon ndihmë, pasi sëbashku me 6 shtetas të tjerë ndodheshin në një mjet lundrues që ka pësuar defekt teknik (fikje e motorrit) dhe kanë mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë  bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve: A.L., 26 vjeç, S.V.,  45 vjeç, C.C., 49 vjeç, M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi,  si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali, T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë sëbashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri. Nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit. Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar Policinë Kufitare për ndihmën e dhënë. Shtetasit e lartëpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY