DETAJE/ Historia e martesës me mblesëri të gjyqtares me biznesmenin, dhe konfliktet...

DETAJE/ Historia e martesës me mblesëri të gjyqtares me biznesmenin, dhe konfliktet mes tyre

520
0
Shares

Një histori që përfundoi me vrasje e një gjyqyareje. Para 17 vjetësh familjarët vendosë që Fildeze Hafizi të martohej me Fadil Kasemin, pavarsisht diferencës prej 14 vjetësh në moshë. Ky i fundit ishte tregtar në zonën e njohur si “Tregu çam” ku rezulton se kishte një dyqan në pronësi të tij, ndërsa Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër. Për rreth 15 vjet, çifti jetoi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Për disa vite Fildes Hafizi ka qenë drejtoreshë në një kopsht. Nga martesa ata patën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, aktualisht të moshës 14 dhe 16-vjeç. Të afërmit e Fildes Hafizit rrëfejnë se ajo vendosi të rrisë shkallët e karrierës kur filloi studimet e larta për Drejtësi, pavarësisht kundërshtimit të ish-bashkëshortit. Ajo u diplomua juriste, ndërsa më pas filloi edhe shkollën e magjistraturës, duke marrë titullin gjyqtare. Pas këtij momenti, problemet mes çiftit thellohen deri në divorc i cili u kundërshtua nga ish-burri Fadil Kasemi. Dy vite më parë, ky i fundit kërcënoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në sy të djalit të mitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY