Mesazhi i vajzës së gjyqtares: Më iku heroina ime, për faj të...

Mesazhi i vajzës së gjyqtares: Më iku heroina ime, për faj të atij monstrës që nuk meriton të marrë frymë

372
0
Shares

Një ditë pas ndarjes nga jeta të nenës së saj, Melisa Hafizi, vajza e gjyqtares Fildeze Hafizi, ka shkruar një mesazh të gjatë në fb. Ajo rrëfen dramën e jetës së tyre prej një babai persekutor. Me mesazhin e saj Melisa ka rrëzuar edhe argumentin që dha i ati për vrasjen, faktin se nuk e linte të takohej me fëmijët.

MESAZHI I MELISA HAFIZIT NE FB:

Dje kam humbur personin më të rëndësishëm në jeten time. Mami im ishte heroina ime, perëndesha ime.  Ajo ESHTE njeriu më i mrekullueshëm i kësaj bote dhe KURRE në këtë botë s’do të ketë njeri si ajo më, në këtë botë.

Ajo sakrifikoi çdo gjë për ne duke përfshirë jetën që të na hiqte nga ai plehra.

Pavarësisht çdo gjëje, ajo fliste mirë për të  PAVARESISHT ÇDO KAFSHERIE QE KEMI JETUAR NE ATE SHTEPI.

Ajo ishte shoqja ime e ngushtë, motra ime , dashuria ime e parë në këtë botë.

Kushdo që e njihte, e adhuronte kurajon, forcën, inteligjencën, dashurinë e saj për jetën dhe zemrën e saj të pastër.

Vetëm ne e dimë se si rrinte me frikë kur iknim ÇDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi “babi”, që ka qënë dhe gjithmonë do të jetë një monstër, që nuk meriton të marrë frymë.

Kur të kujtoj mamin tim, unë nuk do qaj, por do jem krenare për personin, heroinën që më rriti.

Dhe sado që unë nuk besoj në Zot, unë besoj që ajo tani është një ëngjëll që na ruan, sepse e tillë ishte dhe gjallë.

Dhe ne do ia dalim, do e bëjmë krenare dhe do bëhemi të denjë që të quhemi fëmijet e saj.

Sepse ajo është forca jonë dhe pse nuk është më, mes nesh.

Faleminderit të gjithëve që na u gjendët pranë.

– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des)

MELISA HAFIZI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY