Basha: Promovimi i Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafajt, triumf i krimit të...

Basha: Promovimi i Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafajt, triumf i krimit të organizuar në politikë

125
0
Shares

“Emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme është triumf i krimit të organizuar në politikë”.
Denoncimin e bën kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Duke komentuar “iniciativën” më të fundit të kryeministrit Edi Rama, Basha e cilëson false luftën kundër drogës, ndërkohë që kokat e krimit të organizuar gëzojnë mbrojtje dhe pandëshkueshmëri.
“Që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA Gramoz Ruçit për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Fatmir Xhafaj është një tjetër figurë e diskredituar, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait Agron Xhafaj…”, denoncon midis të tjerave Basha.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha
Nën trysninë ndërkombëtare dhe përpara rrezikut të ndalimit të lëvizjes së lirë dhe integrimit për shkak të krimit të organizuar dhe drogës, Rama po trumbeton një luftë false kundër drogës me shfaqje televizive. Marifeti është shënjestrimi i figurave të parëndësishme, ndërkohë që kokat e krimit të organizuar gëzojnë mbrojtje dhe pandëshkueshmëri.
Por çfarë e demaskon vullnetin e vërtetë politik të Ramës është emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme. Promovimi i tyre është triumf i krimit të organizuar në politikë. Që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA Gramoz Ruçit për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Fatmir Xhafaj është një tjetër figurë e diskredituar, i përfshirë në mbrojtjen e të vëllait Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykara e Lartë e Italisë si një nga kokat e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Disa deputetë të tjerë të afërt të Edi Ramës në Kuvend janë gjithashtu të lidhur me krimin dhe drogën.
Mposhtja e krimit të organizuar me mbështetje dhe lidhje politike është sfida kryesore që duhet të kapërcejë Shqipëria. Kjo kërkon vetëdijësimin dhe bashkimin e të gjithë njerëzve që duan një vend normal, pa krim e drogë, me mundësi për të jetuar ndershëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY