“Dezi bukuroshja, më trondite mikja ime…”

“Dezi bukuroshja, më trondite mikja ime…”

224
0
Shares

Pas vrasjes me armë zjarri të gjyqtares Fildes Hafizi që tronditi kryeqytetin mesditën e sotme, reagimet kanë qenë të shumta. Një prej tyre ka qenë edhe reagimi i mikeshës së Fildes, pedagoges Majlinda Keta. Në një status në “Facebook”, ajo kujton ditën e fundit kur është takuar me Fildes.
Aty kujton Majlinda, kanë folur për familjet, karrierën, për reformën në drejtësi teksa ishte me dy fëmijët e saj.

Postimi i plotë i Majlinda Ketës
Edhe nje grua e vrare…..39 vjec, nene e 2 femijeve te mrekullueshme. Edhe kjo me urdhra mbrojtje….. urdhra nga institucioni prej ku jepte drejtesi per ne, gjykata.
Amnistija e nje dhunuesi ….. na dhunoi te gjithave serish. Fildez nuk e besoj dot se ike, te vrane !!!Luftove per dinjitetin tend femeror, luftove si profesioniste, luftove per familjen tende……po nuk ja dole dot Fildez. Jam e tronditur dhe ende nuk e besoj dot se humba nje mike, nje grua luftetare me fatin dhe kete shoqeri ende ne pritivizem. 1 qershori ishte dita e fundit qe te takova….ishe me 2 yjet e tua, atje ne TEG.
Me listove gjithe gjerat e bukura qe po te ndodhnin me femijet e tu, karrieren tende……folem per reformen qe pritej ne drejtesi….kishe plane, shihje qarte te ardhmen tende dhe te femijeve, besoje se do ja dilje jetes bashke me dy femijet e tu te shkelqyer……anashkaluam me delikatese edhe historine e keqe qe te njihja….. kete qe te mori jeten.
Te urova per shume te mira….prisja lajme te bukura nga ty luftetare e paepur per femren dinjitoze ne familje e drejtesi. Dezi bukuroshja…..ta vrane te drejten per te jetuar, ndonese ti luftove te ofroje drejtesi per shume te drejta te bashkeatdhetareve te tu. Me trondite mikja ime, na trondite te gjithave qe te njihnim qysh nga arsimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY