SPECIALE & FOTO GALERI/ Njihuni me Heronjtë shqiptarë që po shpëtojnë qindra...

SPECIALE & FOTO GALERI/ Njihuni me Heronjtë shqiptarë që po shpëtojnë qindra amerikanë nga vërshimet në Houston Teksas

191
0
Shares
Nga New York, Beqir Sina

Amerika është në gjendje të jashtëzakonshme qe disa ditë për shkak të vërshimeve, por në gjendje gatishmërie janë edhe dy shqiptarë nga Kosova për t’u dalë në ndihmë amerikanëve.
Gazeta Metro ka arritur të kontaktojë me dy shqiptarët që jetojnë në San Leon të Houstonit, të cilët kanë treguar se kanë dalë me anijet e tyre nëpër rrugë për të shpëtuar të prekurit.
Gëzim Halili dhe Ruzhdi Halili janë dy djem që barrën e rrezikut e kanë hedhur tutje dhe e kanë marr timonin e anijeve.
Rrugës u kanë dalë në ndihmë njerëzve, e më pas u kanë ndihmuar në ushqime me kamionë nëpër qendrat ku janë të vendosur përkohësisht të evakuuarit.
‘Po, une e Ruzhdia po dalum me anije tona me i ndihmu njerëzve. Kamionat po i përdorim për me i ndihmu me çu sene për njerëzit që janë atje ku po i mbajnë’, ka treguar Gëzimi nga Houstoni për Metron.
Ai tregon se vetë jeton në San Leon ku nuk është edhe aq rrezik, por që me dëshirë ka dalur nëpër rrugët e Houstonit për të ndihmuar.
Ndërkaq, janë edhe shumë familje shqiptare që janë prekur nga këto vërshime.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shprehu krenarinë e saj për kontributin shqiptarëve të Kosovës në Houston që po përballen këto ditë të vështira me fatkeqësinë natyrore, më të madhe të kohërave, Uraganin Harvey në Hjuston – Teksasit
Ajo ka fjalë të mira edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas
Ambasadorja Çitaku shkroi në llogarinë e saj në “Facebook” se ka pasur rastin për tu kontaktuar me një pjesëtar të familjeve shqiptare, që jetojnë në Houston – Teksas, të cilin ajo ka shfaqur dëshirën e saj që të njihemi edhe ne me Mentor Fejzullahu, shqiptarin nga Kosova, i cili është duke ndihmuar familjet e prekura në fatkeqësinë natyrore – përmbytjeve që kan vërshuar këto ditë në qytetin e Houstonit dhe rrethinat e tij.
Çitaku shkruan se Mentori erdhi në Amerikë pas luftës në Kosovë. Ai jeton në Houston, Teksas. Huston është duke u përballur me sfida të mëdha për shkak të Hurricane Harvey, ku si gjithmonë, katastrofat e këtyre madhësive arrijnë të shfaqin ndjenjat më të mirë humane dhe njerëzore, që duhet të ofrojë, çdo njeri me guximin dhe solidaritetin. Kujdesin e madh për njëri-tjetrin.
Njeri prek këtyre njerëzve që dallohet për kontributin e tij është edhe Mentor Fejzullahu nga Kosova, i cili ka vepruar këto ditë të fundit si vullnetarë për të shpëtuar njerëzit, nga kjo fatkeqësi natyrore, shkruan Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke shtuar se :’Dhe kur flisja sot më herët me të, ai nuk tha ndonjë fjalë për këtë se çfarë kontributi dhe ndihme jepte ai, por njerëz të tjerë nga Houstoni më thanë, atë se çfarë po bën ky shqiptar çka nuk mund të ketë shqiptar që të mos bëhet më krenar për Mentorin nga Kosova”.
Para pak orësh për gjendjen e shqiptarëve në atë pjesë të Amerikës foli edhe ambasadorja kosovare atje, Vlora Çitaku, e cila konfirmoi se ka shumë nga ta që jan prekur nga vërshimet ashtu si dhe ka shumë nga ata që po japin ndihmë – “Krenar për shqiptarët që po ndihmojnë dhe prindërit e tyre” thotë Çitaku.
Njihuni me Arti Dinaj, shkruan ne postimin e saj në “Facebook”, ambasadorja Çitaku, ai është 14 vjeç dhe ka lindur në SHBA, por prindërit e tij erdhën në Amerikë gjatë luftës në Kosovë në ’99.
“Si nuk mund t’i ndihmoj njerëzit në nevojë në Houston”, thotë Arti, “ata ndihmuan prindërit e mi dhe njerëzit tanë në kohën tonë të nevojës”.
Në mesin e shqiptarëve që po ndihmojnë ngërzit për të dalë nga kjo fatkeqësi natyrore, është edhe Klodian Ian Hoxha, nga organizata Rrënjët Shqiptare, i cili së bashku me shokët e tij është për çdo ditë në zonat e përmbytura për të ndihmuar, megjithëse nuk jeton në Houston.
Ndryshe, Amerika po përballet me shira të mëdha që nga java e kaluar, gjë që ka bërë që gjithçka të dalë jashtë kontrollit. Siç raportohet, shirat po vazhdojnë, ndërkohë që kjo është sasia më e madhe e reshjeve në 12 vitet e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY