THIRRJE/ Të përndjekurit politikë protestë në 9 shtator: Gramoz Ruçi me precedentë...

THIRRJE/ Të përndjekurit politikë protestë në 9 shtator: Gramoz Ruçi me precedentë penalë, rikthimi i tij thikë pas shpine dhe kërcënim për lirinë dhe demokracinë

142
0
Shares

“Nën moton: Jo diktaturës!, të protestojmë së bashku në 09 shator ora 90.30 para Kuvendit të Shqipërisë”, Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizon ditën e hapjes se Legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë një tubim protestë kundër rikthimit në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare e ish-drejtuesve të lartë të diktaturës komuniste dhe pinjollëve të tyre gjenetike e politike si dhe pjesëtarëve të policisë politike të komunizmit, Sigurimit të Shtetit.
Sipas ish-të përndjekurve politikë, Gramoz Ruçi është një person me precedentë penalë dhe rikthimi i tij është si një thikë pas shpine dhe kërcënim për lirinë dhe demokracinë.
“Prandaj ne i bëjmë thirrje çdo të përndjekuri politik të komunizmit, çdo qytetari që vlerëson e respekton lirinë tonë dhe të drejtat e tij, të familjes, të pronës, të fjalës, të atdheut, etj., ti bashkohet protestës sonë paqësore.
Ju bëjmë thirrje deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, atyre që besojnë te liria e demokracia, që nuk ndjehen të kapur nga e kaluar komuniste, të bashkojnë votat dhe veprimet e tjera në Kuvend me protestën tonë duke ndalur, duke mos u bërë pjesë e këtij rikthimi të rrezikshëm të njerëzve të diktaturës në krye të shtetit dhe qeverisë”, apelon dhe fton Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

 

Tirrje!

Jo diktaturës! Antikomunistët tubim – Protestë në ditën hapjes së Kuvendit

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizon ditën e hapjes se Legjislaturës se re te Kuvendit te Shqipërisë një tubim proteste kundër rikthimit në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare e ish-drejtuesve të lartë të diktaturës komuniste dhe pinjollëve të tyre gjenetike e politike si dhe pjesëtarëve të policisë politike të komunizmit, Sigurimit të Shtetit.
Të përndjekurit politikë antikomunistë vlerësojnë zgjedhjen e ish-ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komunistë në krye të Parlamenti dhe pjesëtareve të Sigurimit të Shtetit dhe pinjollëve të Byrosë Politike të PPSH dhe institucioneve të tjera të diktaturës si një kërcënim real për lirinë demokracinë dhe shtetin ligjor, fyeje për martirët dhe viktimat e terrorit komunist dhe rrezik për të gjithë shqiptarët që besojnë ende te liria,demokracia, shteti ligjor, prona, familja dhe dinjiteti njerëzor.
Ne vlerësojmë se kjo situatë është një rikthim mbrapa në përpjekjet 27-vjeçare të vendit dhe popullit tonë për tu shkëputura nga komunizmi dhe pasojat e tij si një thikë mbas shpine atyre që luftuan e u sakrifikon për lirinë.
Me shume se një raport kriminal me të kaluarën diktatoriale ky zhvillim negativ politik është një kërcenim real për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Ata, kundër rikthimit në pushtet të të cilëve ne protestojmë, janë persona me precedentë të rrezikshëm kriminalë si vrasje, arrestime, torturime etj., e kundërshtareve politike të komunizmit, që kategorizohen si vepra penale të rënda, krime kundër njerizimit, gjenocid etj. Në se këta persona marrin sërish pushtetin dhe mjetet e duhura mund të kryejnë sërish vepra të ngjashme gjë që përben një kërcenim real për lirinë demokracinë dhe jetën e qytetarëve.
Prandaj ne i bëjmë thirrje çdo të përndjekuri politik të komunizmit, çdo qytetari që vlerëson e respekton lirinë tonë dhe të drejtat e tij, të familjes, të pronës, të fjalës, të atdheut, etj., ti bashkohet protestës sonë paqësore.
Ju bëjmë thirrje deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, atyre që besojnë te liria e demokracia, që nuk ndjehen të kapur nga e kaluar komuniste, të bashkojnë votat dhe veprimet e tjera në Kuvend me protestën tonë duke ndalur, duke mos u bërë pjesë e këtij rikthimi të rrezikshëm të njerëzve të diktaturës në krye të shtetit dhe qeverisë.
Bashkohuni me protestën tonë tani që nesër të mos jetë vonë. Nuk ka nevojë të mundoheni të merrni me mend se çfarë mund të ndodhë në se Sigurimi i Shtetit kthehet në krye të shtetit. Ktheni pak kokën mbrapa dhe kujtoni çfarë ka ndodhe në ketë vend vetëm 27 vjet më parë.
Nën moton: Jo diktaturës!, të protestojmë së bashku në 09 shator ora 90.30 para Kuvendit të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY