Fake News shqetësojnë edhe BE-në, gati ndryshimet në legjislacion

Fake News shqetësojnë edhe BE-në, gati ndryshimet në legjislacion

96
0
Shares

Fakenews ose ndryshe “lajmet e rreme”, duket se tashmë janë bërë edhe një shqetësim politik për Bashkimin Europian. Media e BE-së “Euractiv” i është referuar për këtë hap, komisionieres së sapo emëruar për Dixhitalizimin, Mariya Gabriel, e cila deklaroi se shumë shpejt do të krijohet një grup ekspertësh për të vlerësuar në kohë publikimin e lajmeve të rreme nga platformat on-line.
Gjithashtu njoftohet se Komisionierja e quan prioritet këtë projekt dhe deklaroi se do të ketë rreth 3 muaj konsultimeve publike rreth kësaj teme, duke kërkuar mendime dhe sugjerime mbi çështje konkrete. Në fund të këtij procesi do të përpilohen dhe propozohen, edhe ndryshimet në legjislacion.
Për momentin BE e ka përqendruar vëmendjen te platformat gjigante, Facebook dhe Twitter, të cilave u kërkohet të monitorojnë postimet e përdoruesve. Por komisionieria Gabriel e ka bërë të qartë, se në këtë proces me kalimin e kohës do të përfshihen të gjitha platformat online. Fakenews u bënë për herë të parë problem shqetësues politik në BE, veçanërisht pas ngjarjeve në Ukrainë.
Gabriel ka thënë gjithashtu për “Euractiv” se Komisioni Europian pritet të njoftojë muajin tjetër, masa konkrete përmes të cilave do të vihen kushte ndaj platformave online për të hequr lajmet e rreme me përmbajtje të paligjshme, Ideja kryesore e gjithë këtij projekti është, që rregullat të jenë unike në të gjithë bllokun e BE-së.
Pak kohë më parë presidenti i Komisionit Europian, Juncker, deklaroi se një legjislacion i ri për platformat on-line, duhet parë si një sfidë për demokracinë europiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY