Në vijim të Planit Operacional , si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se N. B., dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D. V. P., Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “Bishanaj”
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në afërsi të banesës u gjetën 60 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva kërcej e gjethe, si dhe 1440 copë fishekë luftarakë.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 517 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u ndalua N. B., 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Q. R, (Kryeplak i fshatit Zhapokikë) 63 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/