SKANDAL & DOKUMENT/ Erion Veliaj do të ndërtojë një hotel në Parkun...

SKANDAL & DOKUMENT/ Erion Veliaj do të ndërtojë një hotel në Parkun e Liqenit Artificial

151
0
Shares

Më 4 qershor, 2017, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj inauguruan fazën e parë të rehabilitimit të Parkut Olimpik pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama lajmëroi se në fazën e dytë të projekti, “një pishinë olimpike, fusha basketbolli, volejbolli dhe tenisi” do të ndërtohen.
Por në 10 prill 2017, Bashkia Tiranë firmosi kontratën e shërbimit të konsulencës me vlerë rreth 250 mijë euro. Kjo kontratë përfshin studimin e fazës së dytë të ndërtimit të Parkut Olimpik ku përfshihet dhe një “hotel olimpik, pishinë olimpike, dhe shërbime mbështetëse”.
Toka në të cilën supozohet të ndërtohet parku është pronë publike, ndaj nuk është e qartë përse do të ishte në interesin të bashkisë të shpenzojë para për të projektuar një hotel, i cili është një biznes privat?
Vetëm nëse, sigurisht, Erion Veliaj privatizon tokën në të cilën do të ndërtohet hoteli me anë të partneritetit publik privat, si në rastin e Stadiumit “Qemal Stafa”. Një ndërtim i tillë do t’i “kalonte” tokën një entiteti privat për ta “zhvilluar”, për të mbuluar procedurat e mëtejshme të prokurimit nga sytë e publikut, dhe t’i hapë derën një tjetër rasti korrupsioni me paratë publike.
Për më tepër, ndërtimi i një “hoteli olimpik” është një tjetër projekt në hapësirën e gjelbër të Parkut të Liqenit.
Kryebashkiaku Veliaj u zgjodh në 2015-ën me një platformë që do të ndalonte ndërtime të tjera në dhe për rreth Parkut të Liqenit. Në 2016-ën, bashkia u përpoq të bllokojë edhe ndërtimin e një kompleksi pallatesh në digën e liqenit, një projekt i planifikuar në Masterplanin e Parkut të Liqenit të miratuar nga ish-kryebashkiaku Rama.
Duke tenderuar projektimin e një hoteli olimpik, Bashkia e Tiranës qartazi tregon qëllimet e saj: të hedhë më shumë beton në të vetmin hapësirë të gjelbër të mbetur në qytet, të thyejë premtimin e tij kundrejt qytetarëve të Tiranës, dhe të përdorë para publike për përfitime private. Exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY