Sipërmarrësja Vilma Nushi shet aksionet e kompanisë

Sipërmarrësja Vilma Nushi shet aksionet e kompanisë

283
0
Shares

Vilma Nushi, një nga sipërmarrëset më të mëdha në vend ka shitur aksionet, që ajo zotëronte në shoqërinë e tregtimit të produkteve farmaceutike, TRIMED.
Transaksioni është realizuar në muajt e parë të këtij viti. Vendimi i asamblesë zbardh se Nushi hoqi dorë nga 50% e aksioneve të kompanisë, që ajo kishte nën zotërim duke ia shitur një shtetasi britanik, Dominic Noel William Evans, në fund të prillit të këtij viti
Sipas kontratës së shit-blerjes së kuotave, çmimi i transferimit të masës së kapitalit të masës prej 50% të kapitalit të shoqërisë është 300 mijë euro.
Aktualisht TRIMED, zotërohet nga aksioneri i ri në 50% të saj dhe po kaq edhe nga Shani Peposhi të cilët në kapital zotërojnë nga 30.45 milionë lekë në vlerë kapitali.

Kush është TRIMED
Në bilancin e TRIMED për vitin 2016 rezulton së të ardhurat e kompanisë ishin 1.7 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej rreth 60% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërkohe që edhe fitimi para tatimit i vitit për 2016 është rritur me 50%, duke regjistruar vlerën 67 milionë lekë.
Referuar profilit të kompanisë në faqen e saj zyrtare në internet bëhet me dije se Trimed operon në tregun shqiptar që prej vitit 1993. “Në vitin 2008 kompania nisi bashkëpunimin me M&D, një kompani e specializuar në logjistikë dhe shpërndarje” thuhet në profilin e saj. Marketing and Distributon është kompania kryesore e sipërmarrëses Nushi.
Në objekt të aktivitetit të saj kompania përfshin Import-Eksport tranzit, depo farmaceutike, përfaqësim në fushat farmaceutike,prodhim-perpunim-konfeksionimimport-eksport-tranzitim-tregtim me shumice e pakice të medikamenteve ,materialeve mjekësore e aksesoreve të tyre, barnave, materialeve dentare e veterinare, higjenosanitare, barnave mjekësorë popullore por edhe fusha shtesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY