VIDEO & EMRA/ Tiranë, dy operacione kundër drogave të forta, në pranga...

VIDEO & EMRA/ Tiranë, dy operacione kundër drogave të forta, në pranga 6 persona

92
0
Shares

Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar dhe finalizuar nga Policia e Tiranws, 2 operacione policore antidrogë të koduara “BISS” dhe “TRANTER”.
Në dy operacionet janë sekuestruar 104.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1100 dollarë, 52000 lek të reja, 2 automjete, 8 telefona, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.

6 persona në pranga gjatë dy operacioneve.

Në operacionin e parë të koduar “BISS”, janë arrestuar 4 shtetas dhe konkretisht :
– Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë.
– Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.
– Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë.
– Anxhelin Prenga, 30 vjeç banues në Tiranë.

Arresitmi i këtyre shtetasve është bëri i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr.”Kongresi i Manastirit”, në mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega, në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Në operacionin e dytë policor të koduar “TRANTER”, kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve janë arrestuar 2 persona.
– Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë.
-Vladimir Ademi, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip “Audi” janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në operacionin e parë policor “BISS”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
– 54.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
– Automjeti tip “Volkswagwn”.
– 1 peshore elektronike.
– 6 telefona celularë.

Në operacionin e dytë policor “TRANTER” të zhvilluara janë sekuestruar në total :
– 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
– Automjet tip “Audi”.
– 1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja.
– 2 telefona celularë.
– 12 fishekë arme zjarri model 54.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit Genc Huta, Denis Uzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega, ndërsa për shtetasit Dritan Toska dhe Vladimir Ademi për veprat penale ” Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Fallsifikim i monedhave”, nenet 283/2, 279 dhe 183 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY