Edi Rama flet për qeverinë e re dhe ministrat teknikë të PD-së

Edi Rama flet për qeverinë e re dhe ministrat teknikë të PD-së

151
0
Shares

Kryeministri Rama në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” print, të publikuar sot, e enjte 31 gusht 2017 tregon për marrëdhënien e tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratike.
Ministrat e qeverisë “Rama 2” nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë, nuk ka deputetë të listës që do t’i zëvendësojnë ata.
Kryeministri Rama zbulon se është tërhequr nga praktika e lënies dhe “zhveshjes” së ministrave të tij nga mandati i deputetit dhe jep arsyet pse ka vendosur që ata të jenë edhe ministra dhe deputetë.
“Nuk do ta ndjekim këtë praktikë, jo pse nuk funksionoi në mandatin e parë, por sepse na duhet të kemi një kompaktësi të plotë dhe ministrat duhet të kenë një lidhje shumë më të fortë me grupin parlamentar se mandatin e parë”, thotë Rama.
I pyetur për mungesën e një komunikimi personal të tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë vlerëson punën e tyre, veçanërisht zv.Kryeministren Ledina Mandija për seriozitetin, për integritetin e saj në raport me detyrën që kreu.
Riemërimi i ministrave të tij në kabinetin e ri qeveritar, për Kryeministrin Rama ka kaluar përmes një analize dhe matjeje të punës së tyre, ndërsa shprehet se ata do të duhet t’i dalin për zot kësaj detyre, përndryshe ata nuk do të jenë më ministra, por vetëm deputetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY