SHKODËR/ Policia arreston një anëtar të Forcave Speciale, ja pse

SHKODËR/ Policia arreston një anëtar të Forcave Speciale, ja pse

63
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ndaluar sot një punonjës të FNSH-së Shkodër për shkak të dyshimeve si i përfshirë në dy vepra penale.

SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës Shkodër për arrestimin e shtetasit Ardjan Loci, 45 vjeç, me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër, si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Vendimi i gjykatës u mor në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Shkodër, e cila në bashkëpunim me SHÇBA kishte nisur një hetim për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit, në të cilën dyshohet si i përfshirë edhe shtetasi A. Loci.

Materialet procedurale në lidhje me ngjarjen do t’i kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY