Ekstradohet në Tiranë vëllai i kandidates për deputete, kështu plagosi në Ballsh...

Ekstradohet në Tiranë vëllai i kandidates për deputete, kështu plagosi në Ballsh dhe nisi prostitucion në Itali

309
0
Shares

Interpol Tirana ekstradoi ditën e sotme nga Milano drejt vendit tonë 46-vjeçarin Arjanit Dino, lindur në Ballsh dhe banues atje.

 

Dino është një emër i njohur i Policisë, pasi në zgjedhjet e 2013 ai plagosi një person, pasi nuk i kishte mbështetur të motrën, të cilën e kishte kandidate për deputete, shkruan “Panorama”.

 

Pas plagosjes, ai u arratis dhe më pas u kap në Itali, teksa merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe shfrytëzim prostitucioni, përkatësisht në Abruco.

 

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se më datë 10 qershor 2013 Arjanit Dino, ka plagosur në këmbë me pistoletë bashkëqytetarin Bilal Lamaj.

 

Ky i fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit të Ballshit dhe më pas në Fier duke mos pasur rrezik për jetën.

 

Organi i akuzës ka arritur të zbardhë gjithë ngjarjen nga ku ka rezultuar se shkak i sherrit mes dy shokëve kanë qenë angazhimet në zgjedhjet parlamentare. Kështu, nga hetimet ka rezultuar se Dino dhe Lamaj kanë qenë të ulur në një tavolinë në afërsi të banakut të këtij lokali ndërkohë që Dino i ka kërkuar Bilal Lamajt që të ndihmonte të motrën e tij, E. D., gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, pasi ajo kandidonte nën siglën e Partisë së Emigrantëve.

 

Gjatë bisedës mësohet se Bilali i ka kujtuar Arjanitit një borxh prej 4000 eurosh që i pandehuri i detyrohej prej kohësh të dëmtuarit. Gjithashtu, Bilali i ka thënë Arjanitit se nuk mund ta përkrahte motrën e tij, pasi ishte pozicionuar në një krah tjetër politik.

 

Në këto rrethana, i pandehuri është nervozuar dhe ka qëlluar me pistoletë një herë në drejtim të këmbës së Bilalit.

 

Pas këtij momenti, Arjanit Dino është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke iu fshehur hetimit.

Një vit pas plagosjes për fushatën zgjedhore, Dino shkon në Itali, ku bie në kontakt me një grup të strukturuar kriminal në zonën e Abrucos.

 

Atje ai nis të merret me prostitucion dhe trafik droge. Dino u arrestua disa muaj më pas, bashkë me dy vëllezër shqiptar dhe një rumun.

 

Këta ishin martuar me shtetase moldave dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Dinos iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY