EMRI & FOTO/ Londër, aksident tragjik, shqiptari aksidentohet për vdekje në ditën...

EMRI & FOTO/ Londër, aksident tragjik, shqiptari aksidentohet për vdekje në ditën e parë të punës

134
1
Shares

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Londër ndërsa po shkonte me biçikletë për në punë. Ai është Ardian Zagani, shtetas shqiptar, i cili pësoi plagë fatale kur ai u godit nga një kamion “Ford” Transit pas orës 6 të mëngjesit dje.
Këto janë dhe pamjet e para nga aksidenti ku mbeti i vdekur shqiptari i cili cilësohej si një anëtar “i jashtëzakonshëm i personelit” të kolegjit ku dhe kishte filluar punë.
Pasagjeri në fugon ishte përpjekur për ta ndihmuar Ziganin, por vdiq në vendin e ngjarjes në Camden Road, Holloëay, pak minuta më vonë. Ai është çiklist i gjashtë që do të vritej në rrugët e kryeqytetit këtë vit.
Zagani, ishte rreth 30-vjeç, u vra duke udhëtuar në ditën e tij të parë të punës në Kolegjin e Haringey, Enfield dhe North East London në Tottenham, ku ai punonte si kujdestar, shkruan standard.co.uk.
Andy Forbes, drejtori i kolegjit, tha se, “Ardian ishte një anëtar i stafit tonë të kujdestarisë që kishte qenë me ne për rreth një vit në Qendrën Tottenham. Ai ishte një koleg shumë popullor i cili ishte i ndritshëm, i gëzuar dhe punëtor”.
“Shumë prej nesh që e njohim Samin u ndjenë si të djegur dje, si ishte si gjithë ne të tjerët, ai u vra gjatë udhëtimit të tij për në punë për të hapur Kolegjin. Ndihemi të humbur dhe zemrat tona do të shkojnë për familjen dhe miqtë e tij”.
Një mik i ngushtë tha se, “Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Kjo është shkatërruese, ai ishte një person i bukur dhe jashtëzakonisht i dashur nga të gjithë. Ai e adhuronte punën në kolegj ishte jeta e tij”.
Skocia Yard tha se shoferja e furgonit u ndal në vendngjarje dhe u arrestua fillimisht me dyshimin për shkaktimin e vdekjes nga ngasja e rrezikshme. Ajo u arrestua dhe u intervistua me kujdes në një stacion policor të Londrës Veriore.
Policia po apelon për dëshmitarët që mund të kenë qëlluar në vendin e ngjarjes për ti dëgjuar dhe ata dhe ka lënë numrin e kontaktit: në 020 8991 9555 ose nëpërmjet 101.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY