FRPD kundër Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafajt, Belind Këlliçi: Nuk do rrimë...

FRPD kundër Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafajt, Belind Këlliçi: Nuk do rrimë duarkryq!

251
0
Shares

Votimi i Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi dhe i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, pritet të shoqërohet me protesta.
Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili në një intervistë për “Channel One” thotë se, opozita do të ndërmarrë një aksion për mosmarrjen e detyrës, nga ana e tyre.
Këlliçi ka theksuar se këto dy propozime janë një provokim ndaj të gjithë shqiptarëve që janë përndjekur nga sistemi diktatorial.
Forumi i të rinjve në Partinë Demokratike paralajmëron një aksion barrikadë për të penguar zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit dhe dekretimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm.
Të dy emrat kundërshtohen si ish-funksionarë të regjimit diktatorial.
“’Qershia mbi tortë’ ishte emërimi, jo vetëm i Gramoz Ruçit, por edhe i Fatmir Xhafajt, prokurorit dhe hetuesit të periudhës së diktaturës, në pozicionin e Ministrit të Brendshëm. Forumi Rinor i Partisë Demokratike nuk mund të pajtohet dhe nuk do të pajtohet me këtë vendim. Ju do të shihni dhe aksionin që do të realizohet në kuadër të mosbindjes qytetare ndaj këtij vendimi provokator, të turpshëm dhe të panevojshëm në këtë moment për gjithë Shqipërinë. Çdo qytetar shqiptar duhet të dalë për të protestuar, për veten e tyre dhe të ardhmen”, shprehet Belind Këlliçi.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj, të dy personazhet e kundërshtuara, si pjesë e regjimit të Enver Hoxhës, do të kontrollojnë mbi 50 % të pushtetit në Shqipëri.
“Kujtojmë se përveç faktit që, sot kemi të bëjmë me një qeveri që përbëhet nga 11 ministra me portofol, por nga ana tjetër kemi dy superministra që kontrollojnë thuajse gjysmën e qeverisë, tërësisht për nevoja të kontrollit personal dhe të ushtrimit të presionit mbi qeverinë, për të thelluar më tej korrupsionin”, sqaron më tej kreu i FRPD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY