Gjermania jep alarmin: Terroristët planifikojnë sulme të reja në Europë

Gjermania jep alarmin: Terroristët planifikojnë sulme të reja në Europë

89
0
Shares

Pas sulmeve në disa shtete të Evropës, më i fundit në Barcelonë, Zyra Federale e Krimeve (BKA) në Gjermani ka paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste në shtetet e Perëndimit, duke përfshirë edhe Gjermaninë.
Duke folur për grupin medatik ‘Funke’, një zyrtar i BKA-së ka theksuar se organizatat terroriste çdo ditë e më shumë janë duke menduar të organizojnë sulme në hekurudha dhe të shkaktojnë daljen e trenave nga binarët.
Zyrtari në fjalë ka thënë se organizata terroriste Al Kaeda në një revistë ka bërë thirrje për sabotazh në hekurudhat në shtetet perëndimore.
“Edhe pse konkretisht nuk ka lidhje me Gjermaninë, sulmet e tilla mund të ndodhin edhe këtu”, ka thënë zyrtari i BKA-së.
Ai po ashtu ka shtuar se në një faqe të internetit që njihet për afërsinë me organizatën terroriste të ISIS në muajin korrik është debatuar për nxjerrjen e trenave nga binarët në Evropë.
Sipas tij, kjo faqe i cilëson si “synim i dëshiruar” incidentet si aksidenti hekurudhor i vitit të kaluar në qytetin Bad Aibling në të cilin humbën jetën 12 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY