Kërcënimin me jetë ndaj akademikut Artan Fuga e ka denoncuar ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, “ultimatumi ndaj akademikut Artan Fuga është mesazhi i narko-shtetit për mbarë intelektualët e vendit: – Konformohuni ose Largohuni!!
Ky ultimatum, sipas frymës duket se është vepër e Noriegës dhe zyrës së tij” shprehet midis të tjerave ish-kryeministri.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Ultimatumi ndaj akademikut Artan Fuga eshte mesazhi i narko-shtetit per mbare intelektualet e vendit:
– Konformohuni ose Largohuni!!
Te dashur miq, akademiku Artan Fuga ka informuar dje publikun se ate, pas nje letre qe i ka derguar Akademise se Shkencave, e kane kercenuar me ultimatumin mafioz: “Hesht ose ik”! Profesor Artan Fuga eshte sot zeri me i fuqishem dhe me i pavarur i botes akademike te vendit qe ndane karrieren e tij akademike mes universiteteve te Tiranes dhe Parisit. Ai, me veprimtarine, editorialet, publicistiken, ne permbushje te misionit te intelektualit eshte nje avokat i fuqishem dhe i pamposhtur e i pavarur i ineteresit publik!
Ultimatumi stalinist mafioz kunder tij eshte ultimatum ndaj mbare intelektualeve te vertet te ketij vendi, te cilet ose duhet te ulin koken dhe te heshtin ose duhet te qerohen. Kesaj radhe, ky ultimatum nuk u dha nepermjet Shullazit per garen per nje post por u dha per fjalen e lire, shprehjen e lire te mendimit, per lirine akademike, dhe, ata qe e porositen kete jane xhelat te vertet te lirise se shprehjes se mendimit, jane armiq te eger te intelektualit avokat dhe rolit e misionit te tij.
Nje ultimatum i tille i pashembullt nuk mund te jete, pavaresisht nga gjurmet, veper e Akademise as dhe e stafit te Universitetit Kristaq Rama, me te cilet Prof Fuga ka patur polemika dhe kundershtira.
Ky ultimatum, sipas frymes duket se eshte veper e Norieges dhe zyres se tij.
Duke shprehur solidaritetin tim te plote me profesor Artan Fugen dhe denuar me ashpersine me te madhe ultimatumin stalinist, mafioz te pushtetit ndaj tij, i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te hetoje me perparsi kete krim te shemtuar, kete akt te rende ndaj botes intelektuale dhe demokracise, sikunder paralajmeroj Edi Ramen se heshtja jote ndaj ketij kercenimi stalinisto-mafioz deshmon se ti vet nuk je dore jashte por duket se qendron si porosites i ketij ultimatumi, dhe se per çdo cenim te prof. Fuges do te pergjigjesh personalisht me çdo gje qe meriton!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/