Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme: Ja pasuritë e vëna nga trafikantët e...

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme: Ja pasuritë e vëna nga trafikantët e kanabisit

92
0
Shares

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Drejtuese e Task Forcës Antikanabis, Rovena Voda i ka raportuar sot Kryeministrit Edi Rama dhe grupit të punës për operacionin antikanabis në vend.
Voda tha se “vëmendja është përqendruar edhe në ndjekjen e parave të pista me burim kriminal, në fushën e narkotikëve Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të Hetimit të Aseteve Kriminale janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milion euro, si automjete, vila, apartamente e lokale”.
Zëvendësministrja vuri në dukje se “55 grupe kriminale janë goditur dhe mbi 180 persona janë proceduar. Drejtoria e Tatimeve ka referuar mbi 180 raste të dyshimta në Policinë e Shtetit dhe Prokurori që konsistojnë në pasuri të pajustifikuara dhe transaksione pa logjikë ekonomike e ligjore. Për 30 raste janë nxjerrë urdhra bllokimi të llogarive/transaksioneve në vlerë totale rreth 3.7 milionë euro.
Janë kryer verifikime për mbi 1070 persona dhe informuar institucionet ligj-zbatuese në përgjigje të 129 kërkesave të tyre, në funksion të investigimeve policore apo procedimeve penale. Në këtë kuadër po analizohen 175 raportime për aktivitet të dyshimtë.
Gjatë verifikimit në terren, inspektorët tatimorë marrin informacion për investime të konsiderueshme, rritje të kapitalit si dhe lidhjet e tyre me persona të implikuar në fushën e kultivimit apo trafikimit të kanabisit.
Drejtoria e Doganave ka identifikuar subjektet që aktualisht importojnë fara dhe po modelon profilet e riskut në fazën e parë për rritjen e nivelit te riskut, dhe më pas në fazën e dytë për të ripërshtatur të dhënat e marra nga instancat e tjera. Janë përmirësuar gjithashtu profilet e skanimit, sidomos për Degën Doganore Durrës ku janë marrë në konsideratë rekomandimet e palës italiane. Më datë 08 gusht 2017 është miratuar ‘Manuali për procedurat standarde të punës mbi përzgjedhjen dhe skanimin e bazuar në risk, të ngarkesave dhe/ose mjeteve të transportit’. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, drejtoria e Hetimit Doganor kanë konstatuar 12 raste me një sasi prej 971 527 KG kanabis.
Nga Prokuroria janë regjistruar 19 procedime për trafikim të narkotikëve, të referuara nga Policia e Shtetit me 21 të pandehur dhe 17 raste janë dërguar për gjykim.
Forcat e Armatosura po zhvillojnë projektin për përmirësimin e kapaciteteve të vëzhgimit ajror si dhe janë realizuar patrullime nga anijet e rojës bregdetare. Rezultat ishte kapja e një skafi me 1.3 ton drogë pak javë më parë në tentativë për t’u trafikuar drejt Italisë” nënvizoi zëvendësministrja Voda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY