GRAFIKU/ Ja institucionet të denoncuara më shpesh për korrupsion në vend

GRAFIKU/ Ja institucionet të denoncuara më shpesh për korrupsion në vend

104
0
Shares

Ndërtimet pa leje janë shqetësimi më i madh i shqiptarëve në dy vitet e fundit. Të dhënat në raportin e fundit që përfshijnë denoncimet e portalit “Stop Korrupsioni” për periudhën shkurt 2015 – gusht 2017 tregojnë se në total janë bërë 17 770 denoncime për çështje të ndryshme.
Vetëm për korrupsion janë bërë rreth 8 % e ankesave çka tregon për një numër të vogël në raport me totalin.
I nisur si një portal që synonte të luftonte korrupsionin duket problematikat kanë devijuar objektivin qendror. Shumica e denoncimeve ishin për ankesa që nuk lidhen me korrupsionin dhe në një pjesë të rasteve ka dublikime në masë.
Me pikatore është pjesa e seksionit të falënderimeve ose denoncimeve që janë përcjellë në Prokurori.
Por si paraqitet numri i denoncimeve në raport me fushën për të cilën janë bërë.
Pjesën më të madhe e mbajnë ankesat për ndërtimet pa lejë dhe pas saj vjen Arsimi, Tatimet dhe Policia.
Për Arsimin kemi edhe rekordin e denoncimeve për korrupsion me 326 raste të raportuara dhe 1478 denoncime si ankesa.
Për Tatimet nga ana tjetër janë të paktën 1436 ankesa, kurse për korrupsion 87 prej tyre.
Edhe për Shëndetësinë që tradicionalisht është përfolur si një sektor me përhapje të gjerë të pagesave joformale numri i denoncimeve për korrupsion është i lartë në 259 ndërkohe që ankesa në tërësi janë 883.
Më pak mëkatarë duket se ka pasur në sektorin që lidhet me pronat, tenderët dhe Doganat që mbajnë edhe numrin më të ulët të denoncimeve në portalin e qeverisë, respektivisht 150 dhe 225 dhe 269. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY