FOTO & DINAMIKA/ Aksident i trefishtë në Xibrakë, vdes 12-vjeçarja, plagosen tre...

FOTO & DINAMIKA/ Aksident i trefishtë në Xibrakë, vdes 12-vjeçarja, plagosen tre të tjerë

109
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ 8177 drejtuar nga shtetasi D. D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip “BMË” me targa AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L. T., 32 vjeç banues në Korçë.
Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët…
K. D., 12 vjeçe banuese në Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
J. D., 5 vjeç banues në Durrës. ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota)
S. D., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.
S. B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz
Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY