Kuvendi s’paguan për tre muajt e bojkotit deputetët e opozitës, ja sa...

Kuvendi s’paguan për tre muajt e bojkotit deputetët e opozitës, ja sa lekë “kurseu”

77
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë, ka kursyer nga pagat e deputeteve rreth 14 milionë Lekë, për katër mujorin e parë të vitit 2017.
Ndërkohë kësaj shifre kursimi i shtohen dhe rreth 11 milionë lekë kontribut i sigurimeve shoqërore.
Kjo për faktin se kjo periudhë përkon me bojkotin e opozitës në Kuvend, e cila ngriti çadrën e protestës ne bulevard me kërkesën për të lira dhe të ndershme.
Në raportin e monitorimit të buxhetit për vitin 2017, kuvendi thekson se për 4 mujorin e parë, ishte parashikuar një fond 116 milionë lekë për paga, por është realizuar vetëm në shifrën prej 88 për qind.
Deputetët e Partisë Demokratike në 3 muaj bojkot, jo vetëm kanë humbur pagesat që iu akordohen atyre për veprimtaritë parlamentare si 2 mijë lekë për çdo pjesëmarrje në komision apo dhe pagesa shtesë të tjera por nuk janë paguar as për ditët e punës.
Sipas raportit, kuvendi nuk ka kursyer vetëm në pagat e deputetëve por edhe në shpenzimet e tjera përfshirë ato administrative
Për vitin 2017, janë planifikuar fonde për paga për një numër prej 405 personash ku përfshihet stafi politik përfshirë dhe stafin e zyrave zgjedhore në rrethe.
Janë rreth 17 milionë lekë të kursyera, përfshirë paga dhe kontribut të sigurimeve shoqërore për këto kategori.
Në tabelë është dhënë efekti mujor i rritjes së pagave, por si rezultat i mosplotësimit të vendeve vakante, të mos hapjes së zyrave zgjedhore në disa qarqe, për shkak të mosbashkëpunimit të disa organeve lokale, kalimi i disa deputetëve në funksionin e Ministrit etj apo punonjës me leje lindje, fondi i pagave për tu kërkuar shtesë në buxhet është më i ulët se efekti bruto që është llogaritur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY