Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tre shtetet europiane në alarm nga emigracioni i paligjshëm shqiptar

29/08/2017
BBC: Numri i azilkërkuesve shqiptarë u rrit 631 % brenda 9 muajsh, i sirianëve vetëm 177 %
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre shtete të rëndësishme evropiane kanë theksuar në mënyrë të vazhdueshme, kohët e fundit, se azil kërkuesit shqiptarë po kthehen në problem serioz në Evropë.
Holanda, Gjermani dhe Franca me atë të ambasadorëve, institucioneve të rendit publik apo dhe me nisma informuese i kanë bërë thirrje shqiptarëve se kërkimi i azilit në këto vende nuk është zgjidhje, pasi asnjë kërkesë nuk pranohet.
Franca ka shprehur pak ditë më parë shqetësim për azil kërkuesit shqiptarë, për faktin se ajo gjendet përballë një situate tejet të vështirë, në pamundësi që t’i strehojë në qendrat e posaçme për refugjatë, pasi ato janë tashmë të mbingarkuara.
Në muajin e ardhshëm, ministri i Punëve të Brendshme të Francës Gérard Collomb do të vizitojë Shqipërinë për të biseduar me qeverinë lidhur me mundësitë për të frenuar largimin e shqiptarëve drejt Francës.
Ambasadorja gjermane Suzanne Schutz, një ditë më parë, në një intervistë, theksoi se 100 për qind e kërkesave për azil të shqiptarëve në Gjermani refuzohen pasi Shqipëria klasifikohet si vend i sigurt origjine – në Shqipëri jeta e qytetarëve nuk rrezikohet nga lufta apo gjendje të tjera emergjence.
Qytetarët e vendeve të sigurta të origjinës riatdhesohen pothuajse automatikisht nga institucionet e emigracionit të vendeve pritëse dhe, në përgjithësi, me detyrimin për t’u larguar menjëherë prej tyre.
Ambasadorja njoftoi se e vetmja mundësi për shqiptarët që të jetojnë në Gjermani është një kontratë pune me institucionet apo kompanitë gjermane.
Gjermania, njësoj si Franca, e konsideron Shqipërinë vend të sigurt origjine, ndaj kërkesat e shqiptarëve për azil nuk pranohen.
Holanda, është një tjetër vend evropian i cili ka ngritur shqetësimin e rritjes së numrit të azil kërkuesve shqiptarë. Holanda është deri më tani shteti që ka marrë masa më konkrete për të ndalur azilkërkuesit shqiptarë. Pak ditë më parë, nisur nga rritja e numrit të azilkërkuesve dhe kriminalitetit nga shtetasit shqiptarë në Holandë, policia dhe prokuroria holandeze i dërguan një memorandum Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë ku argumentuan se rivendosja e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë mund ta parandalojë këtë fenomen.
Në prill 2017, Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Bert Koenders, vizitoi Tiranën dhe diskutoi për emigracionin dhe riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë me homologun e tij.
Ministri Koenders, njoftoi gjithashtu se Holanda do të bëjë fushatë informuese për të bindur shqiptarët të mos emigrojnë drejt Holandës sepse nuk kanë asnjë të ardhme aty.
Ligjërisht ekziston mundësia që këto shtete të kërkojnë nga Komisioni Evropian pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Mekanizmi i pezullimit për marrëveshjet e liberalizimit të vizave, duke përfshirë atë me Shqipërinë, rregullohet përmes Rregullores së BE-së 1289/2013. Sipas kësaj rregulloreje, përjashtimi nga regjimi i vizave për një vend të tretë mund të pezullohet përkohësisht kur kemi të bëjmë me “një situatë emergjence”. Një situatë e tillë mund të ndodhë për shkak të rritjes së papritur të emigrantëve të parregullt, kërkesave për azil apo kërkesave të refuzuara për ripranim. Exit.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prodhonte dhe tregtonte ‘markën e Sarandës’ së vajit të kanabisit

Vajza nga Gjermania arrestohet në Tiranë

02/03/2026
Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulohet sistemi i ri që komunikojnë bandat, gazetari shqiptar siguron informacione:  Nuk përgjohet nga policia

BE mendon për shpenzimet e telefonit të qytetarëve të saj në Ballkanin Perëndimor

02/03/2026
Prodhonte dhe tregtonte ‘markën e Sarandës’ së vajit të kanabisit

Vajza nga Gjermania arrestohet në Tiranë

02/03/2026
Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.