Presidenti i Republikës z.Ilir Meta ka dekretuar thirrjen e parë të Kuvendit të Shqipërisë. Takimi bëhet ditën e shtunë në orën 10:00.
D E K R E T
PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10599
Tiranë, më 29.08.2017 PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/