Gramsh, dogjën 11 dynym kullotë dhe bazën ushqimore të 70 vjeçarit, proçedohen...

Gramsh, dogjën 11 dynym kullotë dhe bazën ushqimore të 70 vjeçarit, proçedohen penalisht dy të mitur dhe një 26 vjeçar

116
0
Shares

Tre persona janë proçeduar penalisht. Ngjarja ka ndodbur në Gramsh. Behet fjalë për dy të motur dhe një 26 vjeçar të cilët akuzohen pë veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas dhe në Komisariatin e Policisë Gramsh, referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasve S.T., 9 vjeç, E.T., 12 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Njësia Administrative Stravaj dhe A.D., 26 vjeç banues në fshatin Posnovisht Gramsh.
Dy shtetasit e mitur, dyshohen të jenë autorët e vënies së zjarrit më datë 25.08.2017 në fshatin Sopot, në pronën e shtetasit H.B., 68 vjeç. Si pasojë janë djegur rreth 11 dynym kullotë dhe disa pemë frutore.
Ndaj dy shtetasve të mitur, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 151 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndërsa shtetasi A.D., dyshohet të jetë autor i vënies së zjarrit në fshatin Gjerë. Si pasojë është djegur baza ushqimore në pronësi të shtetasit H.Ç., 70 vjeç banues në fshatin Gjerë Gramsh.
Ndaj shtetasit A.D materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY