VIDEO/ Vritet gabimisht vogëlushja

VIDEO/ Vritet gabimisht vogëlushja

116
0
Shares

I ati i një vajze 3-vjeçare, e cila u gjet e vdekur nga një goditje me armë zjarri në qafë, ndodhet në paraburgim.
Mbrëmjen e së dielës u gjend një fëmijë i vetëplagosur me armë zjarri, të cilën e kishte gjetur në shtëpi. Edhe pse shtëpia e tyre ndodhet pak kilometra larg spitalit Blacktown, 3 – vjeçarja nuk ia doli të mbijetonte.
Nëna dhe tre fëmijët e tjerë, të moshës ndërmjet tre dhe tetë vjeç, ndodheshin në shtëpi në kohën e të shtënës me armë gjahu.
Sipas Mail Online, në vendin e ngjarjes një grua bërtiste: “Të urrej! Ai vrau vajzën time!”.
Ndërsa agjencia e lajmeve Fairfax raporton se është dëgjuar gjithashtu: “Jo vajzën time! Digju në ferr!”.
Por, sipas kësaj të fundit, policia është thirrur edhe më parë në këtë banesë. Në Shtator të vitit të kaluar janë raportuar të shtëna me armë zjarri dhe të bërtitura.
43-vjeçari nga Sydney, Australi, gjendet në paraburgim për posedim të një arme gjahu të paautorizuar dhe për mos ruajtjen e saj në mënyrë të sigurt. Më datë 1 Shtator ai pritet të gjykohet për këto akuza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY