Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

91
0
Shares

Të hënën, në Paris, u mbajt samiti i Evropës dhe Afrikës me fokus migracionin e paligjshëm. Samiti synonte gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për migracionin e paligjshëm.
Krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës ranë dakord për një politikë të re për dhënien e azilit dhe njoftuan planin për “misione mbrojtëse” në vendet afrikane, në bashkëpunim me agjencitë e refugjatëve dhe migracionit të Kombeve të Bashkuara.
Liderët evropianë ranë dakord të ndihmonin vendet afrikane përmes aplikimit të politikave të reja migratore dhe grantesh të ndryshme.
Ngritja e 2 agjencive të posaçme në Niger dhe Çad, për të kontrolluar paraprakisht legjitimitetin e azilkërkimit, është pjesë e projektit.
Qendrat e para-azilit do të marrin financim evropian, njofton një diplomat francez.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet evropiane duhet të përcaktojnë qartë se cilët azilkërkues kanë nevoja humanitare të ligjshme dhe po ikin nga varfëria.
Kancelarja shtoi më tej dhe rishikimin e Konventës së Dublinit për azilin.
“Evropa duhet të rishqyrtojë urgjentisht sistemin e saj të azilit, i cili kërkon nga emigrantët të kërkojnë statusin e refugjatit në vendin e parë që ata arrijnë. Kjo ka vënë një barrë të madhe për Greqinë dhe Italinë, ku vitet e fundit janë goditur më së shumti nga emigrantët”, u shpreh Merkel.
Edhe situata kaotike në Libi ishte një pjesë e rëndësishme e takimeve të së hënës, teksa u kërkua më shumë mbështetje për të luftuar trafikimin e emigrantëve dhe për të monitoruar kufirin jugor të Libisë.
Ndërkohë, Ministrat e Brendshëm nga Libia, Çad, Niger dhe Mali, të cilët u takuan të hënën me Ministrin e Brendshëm të Italisë në Romë, thanë se axhenda e samitit të Parisit “mund të përbëjë fillimin e një marrëdhënieje të re midis Evropës dhe Afrikës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY