FOTO GALERI/ Afrika e Jugut, një fshat i tërë në gjendje shoku...

FOTO GALERI/ Afrika e Jugut, një fshat i tërë në gjendje shoku nga kanibalizmi, njerëzit po hanë njerëz

128
0
Shares

Ankthi dhe frika ka përfshirë të gjithë fshatin Shayamoya në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut pas zbulimit të një trupi të gjymtuar.

Familja e Zanele Hlatshwayo, 25 vjeçe, e cila ishte zhdukur prej muajit korrik, beson se ajo ishte viktimë e një grupi kanaibalësh. Deri tani janë arrestuar 5 prej tyre.

Trupi i dekompozuar i viktimës u gjet pasi një njeri që pretendonte se ishte mjek popullor u dorëzua në polici dhe rrëfeu se ishte lodhur duke ngrënë mish njeriu.

Zyrtarët e policisë fillimisht e kishin hedhur poshtë deklaratën e tij, sipas raporteve.

Vetëm pasi ai u tregoi një dorë të gjakosur dhe një këmbë si dëshmi, u arrestua në flagrancë.

Mjeku popullor udhëhoqi policinë drejt shtëpisë së tij me qira, në të cilën efektivët gjetën tetë veshë njeriu në një tenxhere gatimi.

Besohet se veshët do tu shërbeheshin si ushqim klientëve të tij, të cilëve u ishte thënë se konsumi i tyre do të kishin përfitime magjike, para, fuqi dhe mbrojtje.

Disa pjesë të tjera të trupit u gjetën të futura në një valixhe.

Rrobat e gjakosura dhe të grisura  të zonjës Hlatshëayo u gjetën midis mbetjeve njerëzore në shtëpinë e mjekut popullor. Ato u identifikuan nga familja e saj.

Megjithatë, policia ende po pret rezultatet e testimit të ADN-së për të konfirmuar nëse eshtrat i përkasin nënës së një djali dy-vjeçar.

Familja e zonjës Hlatshwayo duhet të presë ende për ta varrosur.

“Është një vdekje jashtëzakonisht e dhimbshme”, thotë motra e saj më e madhe Nozipho Ntelele, teksa fshin lotët.

“Rrobat e saj ishin të mbuluara me bar dhe pluhur, që tregon se ajo ishte përpjekur të shpëtojë veten” shton Ntelele.

Mjeku popullor jetonte në një kasolle me qira në Rensburgdrift pranë Escourt.

Ai ishte vetëquajtur “Mkhonyovu”, që në gjuhën e zonës do të thotë “i korruptuari ose korrupsion”.

Kasollen në të cilën jetonte e kishte marrë me qira nga Filani Magubane, vëllai i të cilit u arrestua gjithashtu si bashkëpunëtor i mjekut popullor.

Ai tha se një nga qiramarrësit e tij ishte ankuar për erën e mishit të kalbur që vinte nga fqinji i ri.

“Mkhonyovu hyri vetëm në shtëpi dy muaj më parë – nuk e kisha idenë se ai mbante mbetjet njerëzore këtu, sepse unë nuk jetoj në të njëjtin oborr,” tha zoti Magubane.

Magubane beson se vëllai i tij, së bashku me tre të rinj të tjerë, janë joshur nga shëruesi tradicional nga premtimi për punë.

Mendohet se ai i kishte dërguar të rinjtë që të gërmonin gropa në mes të natës, në mënyrë që të mund të bënte magji të madhe, të njohura në vend si “muti”.

Mthembeni Majola, një politikan vendas, thirri një takim të bashkësisë pak pasi të dyshuarit për kanibalizëm të dilnin në gjykatë gjatë javës së kaluar.

“Shumica e banorëve u tronditën nga kjo dhe tani jetojnë në frikë”, por Z. Majola thotë se ka edhe mes atyre që nuk ishin të habitur.

“Disa rrëfehen se janë konsultuar me mjekun popullor dhe me vetëdije kanë ngrënë mish njerëzish”, tha ai.

“Por ajo që zemëroi shumicën prej nesh këtu është se sa njerëz të lakmueshëm janë bërë njerëzit tanë”, duke thënë se klientët e Mkhonyovu ishin hajdutë bagëtish, të cilëve u kishte permtuar se mund të bëheshin të pamposhtur, madje edhe anti-plumb, kështu që policia nuk do të mund t’i qëllonte.

Phepsile Maseko, nga organizata e mjekësisë popullore në Afrikën e Jugut dënoi praktikat e kanibalizmit.

Ajo tha “Mkhonyovu” ishte një shërues i rremë që donte të pasurohej dhe kishte deformuar praktikat e shenjta.

“Vrasjet rituale dhe përdorimi i indeve njerëzore nuk janë pjesë e shërimit tradicional … kjo na zemëron si shërues tradicionalë sepse ne duhet të mbrojmë vazhdimisht punën tonë të ndershme”, tha Maseko.

Pesë burrat, të cilët u akuzuan në gjykatë të hënën, mes protestave publike jashtë sallës së gjyqit, braktisën kërkesën për lirimin e tyre me kusht dhe do të paraqiten në gjykatë në fund të shtatorit. OraNews.TV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY