Atentati ndaj “të fortit” të Shijakut, flasin familjarët e dy vëllezërve Kërtalli:...

Atentati ndaj “të fortit” të Shijakut, flasin familjarët e dy vëllezërve Kërtalli: Erdhën në shtëpi dhe…

160
0
Shares

Policia e Durrësit po vazhdon kërkimet dhe po ushtron kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën e Shijakut, Durrësit e më gjerë për kapjen e dy vëllezërve Kërtalli, të cilët dyshohet të jenë autorët e atentatit ndaj Dashamir Gjokës.
Familjarët e tyre mohojnë të kenë dijeni për vendndodhjen e tyre, ndërsa pohojnë se komunikimi me ta është ndërprerë që pak momente pas atentatit, kur sollën në shtëpi makinën me të cilën lëviznin.
Sipas familjarëve, Morel dhe Enkel Kërtalli nuk kanë telefonuar në shtëpi dhe telefonat e tyre rezultojnë të fikur.
Në këto kushte, policia dhe grupi hetimor po mban nën vëzhgim familjarët e vëllezërve Kërtalli, si dhe po gjurmojnë telefonat e tyre celularë, pasi presin që vëllezërit e shpallur në kërkim të kontaktojnë herët a vonë më ta dhe kësisoj do të mësojnë mbi vendndodhjen e tyre.
Dyshimet e policisë janë se vëllezërit mund të jenë strehuar jashtë qytetit të Shijakut, pasi janë të bindur se banesat e të afërmve të tyre do të bëhen objekt kontrolli nga policia.
Mendohet që vëllezërit Kërtalli mund të jenë larguar edhe jashtë vendit ose do të tentojnë me siguri për të kaluar përtej Adriatikut (Itali), me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY