Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Katerini të Greqisë pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten e tij, edhe ajo shqiptare.
Mediat greke, bëjnë të ditur se shqiptari prostituonte gruan e tij 30-vjeçare në këmbim të shumave monetare.
Në momentin e arrestimit, policia i gjeti dhe sekuestroi atij 230 euro si dhe i sekuestroi automjetin të cilin e përdorte për aktivitetin e jashtëligjshëm.
Sipas hetimeve, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vepronte profesionalisht dhe kishte shfrytëzuar gruan e tij në klientë të ndryshëm për 6 muaj me radhë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/