EMRI & FOTO GALERI/ Ekstradohet nga Gjermania i dënuari përjetë për një...

EMRI & FOTO GALERI/ Ekstradohet nga Gjermania i dënuari përjetë për një vrasje dhe dy plagosje në Durrës

254
0
Shares

Është ekstraduar sot nga Gjermania për të vuajtur dënimin në Shqipëri për vrasje dhe plagosje, Bledar Bushaj 29 vjeç, banues në Draç.
Bledar Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit në vitin 2015 e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
Në datën 11. 10. 2013 në Rrotull, Ishëm Bledar Bushaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Albert Bushajn, ndërsa ka plagosur dy vëllezërit e tij dhe nënën e tyre 52-vjeçare.
Konflikti nisi për shkak se stivat e drurëve të pishave të cilat ishin prerë më parë nga firma që po hapte një rrugë dytësore në zonë, u përvetësuan nga familjet e konfliktuara.
Stiva e druve është pretenduar nga të dyja palët mes të cilave fillimisht ka nisur një debat i cili ka pasuar me përdorimin e armëve.
Pas ngjarjes ai u largua nga Shqipëria duke u fshehur, por u arrestua më pas në Gjermani dhe sot u ekstradua.
Bledar Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 910, datë 13. 10. 2015, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY