Arrestohet mjeku, dyshohet për vrasjen e 84 pacientëve

Arrestohet mjeku, dyshohet për vrasjen e 84 pacientëve

127
0
Shares

Një punonjës gjerman i sektorit të shëndetësisë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve tani dyshohet për të paktën 84 vrasje, njoftojnë autoritetet gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA). Niels Hoegel në vitin 2015 u dënua për vrasje dhe dy përpjekje të mbidozimit të pacientëve me ilaçe zemre në qytetin veriperëndimor të Delmenhorst. Hetuesit vlerësojnë se i dyshuari është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra pacientëve të tjerë. Vrasjet u zbuluan pasi Hoegel ishte dënuar për vrasje e mbetur në tentativë në një gjyq tjetër. Autoritetet më pas kanë hetuar qindra vdekje duke zhvarrosur trupat e pacientëve të ndjerë në Delmenhorst dhe Oldenburg. Drejtori i policisë në Oldenburg, Johan Kuehme, të hënën deklaroi se autoritetet kanë prova për 84 vrasje. Numri i pacientëve të vrarë mund të jetë më i madh, për shkak se disa viktima ishin të djegura, dhe ishte e pamundur të mblidhen prova. Kuehme pohon se shumë vdekje mund të parandaloheshin. Autoritetet gjermane kanë ngritur procedura penale kundër ish stafit në të dy spitalet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY