Mjetet e sekuestruar arrijnë në 1.5 milionë euro vlerë në treg

Mjetet e sekuestruar arrijnë në 1.5 milionë euro vlerë në treg

176
0
Shares
Foto Ilustruese - Forca te policise, gjate nje kontrolli te nje makine luksoze, ne nje postobllok te ngritur prane kopshtit Botanik.

Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë  finalizuar operacionin “Summer 2017”.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.
Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:1 – Mercedes Benz, E Class
2 – Mercedes Benz, S Class
3 – Mercedes Benz, ML
4 – Audi, A8
5 – BMW, X5
6 – BMW, X6
7 – BMW, X6
8 – BMW, X6
9 – Range Rover, Sport
10- Range Rover, Sport
11- Range Rover, evoque
12- Toyota, Avensis
13- Yamaha, T-Max
14- Yamaha, T-Max
15- Suzuki, GSXR 750
16- Aprilia, Scarabeo
17- Aprilia, Scarabeo

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.
Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale  “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY