Lushnjë, si e kërcënoi shoku i gjimnazit: 2 mijë euro ose të...

Lushnjë, si e kërcënoi shoku i gjimnazit: 2 mijë euro ose të zhduk ty dhe vajzën

144
0
Shares

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Ai dyshohet se i ka vënë gjobë shoqes së tij të gjimnazit. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Lushnjë. Ngjarja është denoncuar në Komisariatin nr.2 nga e dëmtuara, e cila ka deklaruar se autori e ka kërcënuar me jetën e saj dhe të fëmijës së mitur. Burime nga Policia thanë se i arrestuari është shtetasi Kleanth Todri, 28 vjeç, i cili nuk ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij. Si provë për arrestimin e tij, veç deklarimeve të të dëmtuarës, kanë pasur edhe mesazhet që i riu i kishte dërguar asaj gjatë muajve të fundit. Burimet thanë se Todri i kërkonte 30-vjeçares shumën prej 2 mijë eurosh, në të kundërt e kërcënonte se do ta vriste atë dhe vajzën e saj të mitur. Në këto rrethana, shtetasja me iniciale D.D. i është drejtuar Komisariatit nr.2 ku ka denoncuar ish-shokun e saj për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Njoftimi i policise

Të shtunën, rreth orës 18:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Kleanth Todri, 28 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka kanosur për jetën e saj dhe fëmijës së mitur shtetasen D.D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për t’i dhënë një shumë eurosh.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY