VIDEO/ Dështon “spektakli” në dasmën e vëllait, i riu përfundon keq

VIDEO/ Dështon “spektakli” në dasmën e vëllait, i riu përfundon keq

141
0
Shares

Një 21-vjeçar u rrëmbye nga ritmi i muzikës dhe deshi të bënte spektakël në dasmën e të vëllait, por aventura e tij përfundoi në spital me 22 të qepura.
Gjithçka është filmuar sekondë pas sekonde nga një dasmor, që më pas i ka shpërndarë pamjet në internet.
I riu N. Çetin po kërcente në dasmën e të vëllait në Sivas, në Turqinë qendrore, kur në një moment në përpjekje për të bërë show lëshohet në ajër në përpjekje për të rënë në këmbë, por bie keq me fytyrë në pllaka. I riu u dërgua menjëherë në spital ku në pjesën e vetullave u qep 22 herë.

“Desha të bëj pak show”
Në një prononcim për mediat pas aksidentit fatkeq, i riu i këshillon të gjithë që të mos bëjnë veprime të tilla të rrezikshme.
“Nisi të luhej muzikë e bukur dhe nuk e mbajta dot veten. Dola në mes duke kërcyer. Më pas desha të bëj pak show dhe e lëshova veten në ajër duke menduar se do prekja sërish në tokë me këmbë. Por, fatkeqësisht rashë me fytyrë. Më pas më dërguan në spital dhe tani kam 22 të qepura. I këshilloj të gjithë që të mos bëjnë veprime të tilla të rrezikshme pasi rezultati mund të jetë i paparashikueshëm. Mund të kisha mbetur edhe i paralizuar, por fatmirësisht shpëtova me kaq”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY