Kryeministri Rama ka shpallur sot kabinetin e tij, i cili ka lënë shije të mirë për formën dhe përmbajtjen. Shumica e emrave të rikonfirmuar nuk janë surprizë. Ndër emrat e rinj surprizë është zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila do ketë detyrën e vështirë të zëvendësojë Niko Peleshin, që dukej i pazëvendësueshëm në krah të Ramës.
Por ai ka marrë një nga postet më të rëndësishme të kabinetit Rama, Bujqësinë, që do të jetë prioritet këtë katërvjeçar.
Zonja Mesi që e zëvendëson është 40 vjeç dhe ka përfunduar studimet për ekonomi. Ajo u zgjodh deputete e Shkodrës në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë në politikë është futur në vitin 2015. Videoja më poshtë, tregon se zonjës Mesi do i duhet edhe pak kohë të mësohet me gjuhën politikisht korrekte.
Videoja është marrë nga emisioni Dritare me Rudinën në Vizion Plus, ku zonja Mesi fliste Live nga Shkodra ditën e zgjedhjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/