“Rama me Ruçin legalizon rikthimin e xhelatëve dhe ju shpall luftë viktimave...

“Rama me Ruçin legalizon rikthimin e xhelatëve dhe ju shpall luftë viktimave të diktaturës”

136
0
Shares

“Rama me Ruçin legalizoi rikthimin e xhelatëve dhe ju shpall luftë viktimave të diktaturës”.
Kështu është shprehur midis të tjerave ish-kryeministri Sali Berisha, për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Me emerimin e Ruçit ne krye te parlamentit, neo-bllokmeni Edi Rama mbron trashegimine e tij mizore familjare!

Te dashur miq, timonieri zgjodhi sot si zevendes timonier, ish-ministrin e sigurimit te shtetit te diktatues hoxhiste, Gramoz Ruçin. Duke emeruar Gramoz Ruçin ne krye te legjislativit shqiptar, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama fyen e poshteron qindra mijra viktima qe perjetuan kalvarin e persekutimit, dhunes, torturave mizore, burgosjes, internimit, ejzekutimit, zhdukjes gjate diktatures te eterve mizor te tij.
Me kete akt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama legalizon rikthimin e plote te xhelateve te sistemit diktatorial dhe deshmon se ai eshte krenar me te shkuaren e eterve te tij. Duke emeruar ne krye te parlamentit te vendit Gramoz Ruçin, ish ministrin e policise sekrete te diktatures hoxhiste, ne nje rast unik pas renies se perdes se hekurt ne Europen ish-komuniste, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama u thote qindra mijra viktimave te sigurimit terrorist te shtetit se ju keni merituar plotesisht barbarite, masakrat, toruturat, persekutimin, genocidin qe ky institucion kriminal i diktatures hoxhiste ushtroi per 46 vjet me rradhe ndaj tyre.
Duke vendosur ne krye te parlamentit Ish ministrin e sigurimit te shtetit, neobllokmeni Edvin Kristaq Rama i ka mbrojtur trashegimine e tij te zeze familjare. Ai i thote familjes se te ndjerit Havzi Nela, se i ati i tij Kristaqi ka vepruar drejte qe ka firmosur varjen publike te Havziut dhe ejzekutimin e shume te tjereve.
Me kete akt te pashembullt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama iu shpall publikisht lufte qindra mijra viktimave te diktatures hoxhiste dhe mbare shqiptareve, qe me revolucionin e tyre demokratik paqesor te viteve 90, permbysen ne Shqiperi diktaturen e eterve te tij barbare.
Ju bej thirrje shqiptareve te behen gati per ti dhene sa me pare pergjigjen e merituar Edvin Kristaq Rames per kete akt poshterues ndaj tyre!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY