Pas mbylljes së Asamblesë dhe shpalljes së emrave të ministrave të rinj ka ardhur dhe reavimi i LSI. Me ane të një statusi në facebook lryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme.
Reagimi i Monika Kryemadhit.
Forcë e re qeverisëse?!
E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjeter, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.
Sepse “Qeveria e re” e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër tashmë, përveçse një instrument me pak ministri ku secila do të ketë si komanduese të saj, bandën perkatëse që grabiti me “sukses” votat. Sepse vetëm kështu mund t’iu shpërblehet “mundi” dhe “sakrifica” e kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në Zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm.
Frika që ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim te tij. Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar.
Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët.
Vetëm dje oligarkët morën në telefon gjithë portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve! Eh, sa do të dëgjojmë dhe do të shikojmë!
Por për një gjë jam e bindur, se revolta e madhe popullore do të fillojë së pari, nga vetë socialistët!
Madje edhe nga vetë policët dhe nga të gjithë ata, që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës.
Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura!
Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë.
Por ndërkaq lidhur me emrat e rinj te kabinetit qeveritar, ka reaguar dhe Klajda Gjosha, e cila ne mandatin e parë të qeverisjes Rama-Meta, mbante postin e Ministres së Integrimit. Ajo shprehet skeptike për efektivitetin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE.
“Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoj drejt celjes se negociatave. Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre. Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit,”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/