RAPORTI/ Procedurat burokratike, Ahmetaj: Hiqen 11 licenca

RAPORTI/ Procedurat burokratike, Ahmetaj: Hiqen 11 licenca

102
0
Shares

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj në lidhje me lehtësimin e procedurave burokratike, foli për dhënien e licensave që tha se duhet përmirësuar kuadri ligjor.
“11 licensa hiqen menjëherë pa asnjë kosto. 5 t’i hiqet tarifa sektoriale, 4 rigrupohen në 2,
në 12 kicenca shkurtohet afati i vendimmarrjes nga 15 në 10 ditë. Përdorimi i miratimit në heshtje, nëse administrata nuk përgjigjet leja është automatike”.
Ahmetaj gjithashtu prezantoi tre aspektet e reformës së derregullimit që janë: “reduktimi i lejeve dhe licensave, ofrimi i shërbimeve publike në një shërbim të vetëm si dhe digjitalizimi”.
“Edhe ky është një dokument-draft. Reforma e rregullimit është t’i japë fund procedurave të vështira për marrjen e një shërbimi. Çdo shërbim shteti do t’ja sigurojë qytetarit në një sportel të vetëm, ose të paktën të reduktojë kohën e dhënies së shërbimit.
Ekonomia mbetet sot një ekonomi e mbirregulluar. Janë 141 autorizime të lëshuara 19 institucione qëndrore. Ne rekomandojmë të reduktohet numri dhe afati i përdorimit të tyre. Licensat s’duhet të merren më për 2 ditë, por brenda 1 ore.
Reduktimi i lejeve dhe licensave është aspekti i parë i kësaj reforme derregullimi. Ofrimi i shërbimeve publike në një sportel të vetëm “public service hall” është aspekti i dytë. Aspekti i tretë është digjitalizimi, përdorimi i një platforme dhe aksesimi nga qytetarët e zakonshëm”, tha Ahmetaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY