AXHENDA/ Mblidhet Asambleja e PS, priten emrat e Qeverisë së Re

AXHENDA/ Mblidhet Asambleja e PS, priten emrat e Qeverisë së Re

139
0
Shares

Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare nga ku do të dalin edhe emrat e qeverisë së re. Sipas burimeve të brendshme, çelja e Asamblesë do të bëhet nga sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi, ndërsa do të pasohet nga Taulant Balla, i cili do të lexojë një raport të grupit të punës për veprimtarinë parlamentare. Milva Ekonomi do të paraqesë një raport për dëgjesat publike. Ajo që është më e rëndësishme janë emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Më pas axhenda do të vijojë me Niko Peleshin i cili do të paraqesë një raport mbi ristrukturimin e institucioneve. Arben Ahmetaj do të paraqesë projektin pë lehtësimin e proçedurave burokratike. Më pas z.Blerina Gjylymeti do të bëjë publik bilancin e zgjedhjeve dhe raportin elektoral te PS. Në Asamble do të bëhet edhe miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në PS. Fjala përmbyllëse do të mbahet nga Rama për bilancin e zgjedhjeve. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY