Trump nënshkruan memorandumin për ndalimin e transgjinorëve në ushtri

Trump nënshkruan memorandumin për ndalimin e transgjinorëve në ushtri

98
0
Shares

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një memorandum, përmes të cilit ka rivendosur ndalimin e transgjinorëve në ushtri, masë kjo e abroguar nën Barak Obamën.
Memoja po ashtu ndalon përdorimin e fondeve qeveritare për operacionet e konfirmimit të gjinisë për personelin aktiv.
Por, Trump e la në duart e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis, të vendosë nëse do të mbajë apo jo në shërbim rekrutët ekzistues transgjinorë.
Ndalimi që justifikohet me argumentin e kostos dhe problemet që transgjinorët shkaktojnë, përballet me një sfidë ligjore të aktivistëve për të drejtat e transgjinorëve.
“Kjo politikë është një shuplakë e turpshme në fytyrë për njerëzit që kanë vënë jetët e tyre në rrezik për të mbrojtur vendin tonë”, thonë aktivistët.
Nga 4 deri në 10 mijë pjesëtarë aktivë të ushtrisë dhe rezervistë besohet se janë transgjinorë.
Pasi administrata Obama njoftoi vitin e shkuar se do të lejonte transgjinorët të shërbenin hapur, shumë pjesëtarë aktivë të ushtrisë nuk u fshehën më.
Trump kishte paralajmëruar një hap të tillë muajin e kaluar. Sipas Trump, paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë nuk e kishte menduar gjatë nëse policia do të rriste efektivitetin ushtarak apo do të kishte efekte të kundërta.
Ai ndërkohë, tha se i kishte bërë Pentagonit një nder të madh duke ndaluar trupat transgjinore, duke nënvizuar se çështja ka qenë e ndërlikuar dhe konfuze për ushtrinë. Politika e erës së Obamës, përfshinte edhe mundësinë që ushtria ti ofronte ndihmë mjekësore pjesëtarëve të saj që donin të ndryshonin gjini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY